Homazhe në nder të publicistit Maku Pone

July 11, 2019

Shkrimtari, gazetari e dramaturgu i njohur Maku Pone, është përcjellë  për në banesën e fundit, ndërsa homazhet në nder të tij u zhvilluan në Qendrën e Kulturës.

Maku Pone ndërroi jetë mbrëmjen e së hënës në vendlindjen e tij Fier, pas problemeve me zemrën.

Të afërm e kolegë bënë sot homazhe dhe shprehën ngushëllimet për largimin nga jeta të shkrimtarit në moshën 80- vjeçare.

Kryetari i bashkisë së Fierit, Armando Subashi e cilësoi ndarjen nga jeta të poetit, publicistit Maku Pone si një humbje e madhe për botën letrare shqiptare, kryesisht fierake.

Maku Pone lindi në Fier në 1 mars 1939 në një familje që ishte e njohur për kontributin e saj në lëvizjen patriotike, arsimore dhe kulturore.

Vjershat e para ai nisi t’i botojë qysh në fillim të viteve 1950, kurse vëllimin e parë poetik e botoi në vitin 1969.

Maku Pone ka botuar 14 libra me poezi, 10 drama, 4 romane dhe 6 libra për fëmije, ndërsa nuk kanë munguar as çmimet për punën e tij.

 

Burimi: ATSH