Ministri Çuçi takim me fermerët e rrushit në Libofshë (Foto)

Ekonomi

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi, ka bërë një vizitë në Libofshë. Ai ka zhvilluar një takim me fermerët që kultivojnë rrush në sera.

“Në Libofshë të Fierit ka një histori suksesi. Disa fermerë po kultivojnë prej vitesh varietete të ndryshme rrushi në serra.Sipërfaqja totale është rreth 20 hektarë ndërsa prodhimi shkon në disa qindra ton. Rrushi eksportohet në vende të Bashkimit Europian me një çmim relativisht të lartë duke iu siguruar fermerëve të ardhura të mira. Ne do të stimulojmë më tej fermerët që kultivojnë përmes serrave. Në vitin e ardhshëm do të përfshijmë në Skemën Kombëtare subvencionimin e plastmasit që përdoret për serra, si dhe do të shohim mundësinë e përjashtimit të tij nga taksat” – eshte shprehur ministri Çuçi

Fermerët e Libofshës në një sipërfaqe rreth 20 hektarë vresht me serra prodhojnë çdo vit qindra tonë me rrush tavoline. Janë kryesisht 4-5 varietete italiane për tavolinë. Gati i gjithë prodhimi është i destinuar për tregun jashtë.

Fermerët kanë nisur eksportin e rrushit diku në fillim të muajit qershor në vende si Suedia, Italia, Kroacia etj. Çmimi i këtij rrushi është relativisht i lartë dhe siguron të ardhura të mira për fermerët.

Avantazhi i kultivimit të rrushit përmes serrave është se prodhimi del më shpejt në treg dhe rrjedhimisht do të kapë një çmim më të lartë në tregjet ndërkombëtare. Fermerët synojnë të zgjerojnë sipërfaqet duke marrë toka të tjera me qira nga banorët vendas ose nga fondi i tokave pronë shtetërore.

 

Burimi: ATSH

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *