Doni të mësoni një zanat? Këtë mundësi ua ofron ”Qendra Sociale Murialdo” Fier

Sociale

Një kurs profesional, mund të jetë zgjidhja për të gjetur një vend pune dhe per nje te ardhme profesionale te sigurte, duke parë nevojën që tregu shqiptar i punës ka për zanate të tilla si: elektroaut, hidraulik, saldator, dizajn dhe multimedia, marangoz, asistent zyre dhe menaxhim etj.

Qendra Sociale Murialdo, eshte nje mundesi mjaft e mire per te rinjte fierake, por jo vetem, per te fituar nje zanat me nje kosto shume te ulet dhe me pas disa mundesi punesimi.

Qendra Sociale Murialdo (QSM) për formimin profesional dhe edukimin e të rinjve” është një shoqatë me karakter edukues, humanitar, jo shtetëror, pa qëllime përfitimi, që ka filluar aktivitetin e saj nga viti 1994. Gjate 25 viteve te aktivitetit te saj, kane qene te shumte nxenesit e dale nga bankat e kesaj shkolle, te gjithe te pergatitur e te kualifikuar me se miri.

Nje shans qe nuk duhet humbur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *