Apolonia, sinjale pozitive nga sulmuesi Branica – Nga Bujar Rama

July 30, 2019

Ka sinjale pozitive më në fund edhe nga sulmuesi Klejdis Branica, për të cilin pritej të firmoste dje me fierakët. Për arsye objektive të futbollistit, nuk është nënshkruar marrëveshja, por kjo pistë mund të quhet çështje e mbyllur, pasi vetë peqinasi, sipas burimeve nga klubi fierak, është shprehur se do të nënshkruajë për Apoloninë dhe duket se gjithçka mbetet thjesht formalitet.

Canka dhe Branica

U krijua përshtypja e një amullie në merkaton fierake, por gjërat po fillojnë të lëvizin pozitivisht në drejtim të përforcimit të skuadrës, që pretendon të jetë forcë kryesore e Grupit B të Kategorisë së Parë.

Nga Bujar Rama