Nisin ndërhyrjet për përmirësimin e kushteve të shkollës 9 vjeçare “Hiqmet Buzi”

August 3, 2019

Bashkia e Fierit po vijon punën për transformimin urban të qytetit me kushte moderne dhe bashkëkohore për qytetarët.

Pas investimeve të shumta në infrastrukturën rrugore në qytet dhe në fshatrat përreth kanë nisur dhe investimet për përmirësimin e kushteve të shkollave.

Kanë nisur ndërhyrjet për përmirësimin e kushteve të shkollës 9 vjeçare “Hiqmet Buzi”, Kallm i Madh.

Kryebashkiaku i Fierit Armando Subashi shprehet se, “prioritetet nuk ndryshojnë. Arsimi vazhdon të jetë fokus i punës edhe gjatë këtyre 4 viteve, deri në sigurimin e standardit në të gjitha shkollat e bashkisë Fier. Kushte më të mira për nxënësit e shkollës 9 vjeçare “Hiqmet Buzi”, Kallm i Madh”. /a.a/

Burimi: ATSH