Fier, emigranti kthehet per te mbrojtur bletarine (Video) – Nga Adriana Mile

August 4, 2019

Sokol Dhima, dikur një emigrant është kthyer në vendin e tij të lindjes në Fier, për t’iu përkushtuar bujqësisë. Dhima ka ndërtuar një fermë në fshatin Seman, e cila ngjason me një galeri arti, ku shijet e mjaltit dhe ngjyrat e tij, ndërthuren me një mori detajesh artizanale, bimësh aromatike apo frutash te thata.

Këtu natyra afron zhurmat e saj: Është e egër, e shumëllojshme! Ka vendosur te sfidojë realitetin, kohën dhe më ambiciozet ne fushën e bujqësisë. Sokol Dhima, dikur një kamioner emigrant, sot i është përkushtuar agrikulturës ne Myzeqesë.

Ka marrë gjithë tokat e dikurshme të prindërve të tij, aty në zonën më të largët të Semanit dhe ka ndërtuar një fermë. Këtu gjen te gjitha llojet e shpendëve, agrumet dhe shegët, tek bostanet dhe arrat, bletët deri tek pema e shekullit; paulania.

Fermën në fshatin Seman e quan “OKSIGJEN”. Prej 3 vitesh ka kultivuar dhjetar rrënje të paulanias, i bindur se mjalti i prodhuar nga lulet e tij është mjalti më i mirë në botë.

I dyzuar mes dashurisë për bletarinë dhe nevojës për ta mbrojtur atë nga zhdukja, Sokoli konstaton fenomenin e zhdukjes së bletëve kohët e fundit. Sot, thotë se për bletarinë mungojnë statistikat.

Ka shtuar kosheret me blete, të cilat i kullot ku fushave, e ku maleve. Dhe se fundmi kërkon t’i ushqeje për herë të parë me lulen e paulanias.

Gjithçka në këtë vend duket si një galeri arti, ku shijet e mjaltit dhe ngjyrat e tij, ndërthuren me një mori detajesh artizanale, bimësh aromatike apo frutash te thata.

Këtu familja Dhima nga Fieri, pret me dhjetëra njerëz në ditë qe nuk reshtin së beri foto në ekspozitën më interesante etnokulturore që mund të keni parë./ABC News Albania 24/7