Branica: Ja përse zgjodha Apoloninë

Sport

Pas firmës, sulmuesi Klejdis Branica ka dhënë ekskluzivisht për “Panorama Sport” opinionin e tij të parë nga Fieri, ku tregon pse bëri këtë zgjedhje.

“Kam bërë zgjedhjen më të mirë, pasi e kam deklaruar edhe më parë për gazetën tuaj që Apoloninë e kam vlerësuar me projektin më serioz. Ka synime të qarta për në Superligë, kushte nga më optimalet dhe e shoh si një mundësi të mirë të karrierës sime të mëtejshme.

Vonesa në nënshkrim ka qenë për arsye objektive, por tanimë jam futbollist i Apolonisë, për të cilën do të luftoj fort që të arrijmë Superligën dhe në aspektin personal do të kërkoj sërish të jem kryeshënuesi i kampionatit, më së shumti për të ndihmuar ekipin drejt objektivit madhor”, thotë në deklarimin e tij të parë me fanellën bardhejeshile lojtari më i ri i Apolonisë, sulmuesi i mirënjohur, Klejdis Branica.

BUJAR RAMA – PANORAMASPORT.AL

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *