Apolonia, humbje minimale në miqësoren e Gjirokastrës

August 10, 2019

Nje gol i shenuar nga Hyseni ne minuten e 24-t i ka mjaftuar Luftetarit per te fituar ndaj Apolonise, ne ndeshjen e zhvilluar diten e djeshme ne Gjirokaster. Nje ndeshje e luajtur ne nje terren aspak te pershtatshem, pasi ne stadiumin ”Gjirokastra”, ishte “harruar” te korrej bari.

Ne pjesen e pare trajneri Mergjyshi ka aktivizuar Harizajn ne porte, ne mbrojtje kamerunasin Elat, Soten, Nakon dhe Priftin, ne mesfushe Smaçin, Hysenshahaj, Ymeraj dhe Sharavollin, ndersa ne sulm dyshen Mihana, Gjata.

Ndersa ne pjesen e dyte u aktivizuan edhe Branica, nigerianet Ekeleme dhe Etudaihe, Cako, Duda, Zogaj, Lalaj, Borakaj, Kasmollari, Gropa. Trajneri Mergjyshi e ka vleresuar pozitiv kete test nderkohe qe ka evidentuar faktin se skuadra ben gabime naive ne mbrojtje dhe ne sulm.


Dominuam ne loje dhe kontroll topi, dhe u ndeshkuam nga nje gabim naiv. Por kemi ende kohe dhe mendoj se jemi brenda pritshmerive. Pres nje skuader me agresive, dhe me ate qe shfaqem mendoj se jemi ne rrugen e duhur. Provuam 3 futbollistet afrikane, nga te cilet 2 prej tyre do te vijojne ne vazhdim. Luajti edhe Branica, vlerat e te cilit dihen, jo me kot ishte kryegolashenuesi i kategorise se pare. Presim edhe disa futbolliste nga Ekuadori ne ditet ne vijim – u shpreh Mergjyshi.