Digjet makina në aksin Fier-Seman

Aktualitet

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të diele në rrugen Seman-Fier.

Nje automjeti tip BMV me targa AA 626 VN ka marrë flakë në ecje e sipër. Dyshimet e para flasin për shkëndijë elektrike. Automjeti është në pronësi të shtetasit Aristir Malo, i cili fatmirësisht nuk ka pësuar lëndime.

Ndërkohë automjeti është shkrumbuar plotësisht.

Djegia e makinës ka sjell edhe bllokim të trafikut në këtë aks pasi ështe një rrugë që të con drejt plazhit të semanit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *