Municione drejt Italisë, arr estohen dy të rinj nga Fieri në portin e Durrësit

Aktualitet

Dy të rinj janë arre.stuar nga policia në portin e Durrësit në përpjekje për të trafikuar plu.mba në drejtim të Italisë. Në pr.anga përfunduar A.F., 30 vjeç dhe R.H., 23 vjeç, banues në Fier. Policia bën me dije se ata po udhëtonin në drejtim të Barit me një mjet tip furgon Sprinter

Njoftimi i policisë:Port – Durrës

Policia kufitare godet një rast të trafikimi të ar.mëve dhe municioneve.

Sekustrohen fishekë luftarakë.

Shërbimet e Policisë Kufitare Durrës, në zbatim të masave të shtuara për rritjen e sigurisë në pikat kufitare dhe në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative kanë goditur një rast të trafikimit të ar.mëve dhe municioneve drejt shtetit fqinj.

U arrestuan në flagrancë shtetasit:

  • A.F., 30 vjeç, banues në Fier;
  • R.H., 23 vjeç, banues në Fier;
  • Më datën 10.08.2019, gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë nga Policia Kufitare Durrës, në mjetin autobus tip Sprinter drejtuar nga shtetasi A.F., që udhëtonte drejt Italisë në linjën Durrës – Bari, në bagazhet e shtetasit R. H., i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale:
  • një karikatorë auto.matiku e mbushur me 30 fishekë të kalibrit 7.62 mm;
  • një pako me 20 fishekë model 56 të kalibrit 7.62 mm.
  • Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshëm për veprën penale”Trafikimi i ar.mëve dhe i municionit “në bashkëpunim parashikuar në nenin 283/a/2 të Kodit Penal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *