23 vjeçari u gjet i pajetë në kanal, të tjera detaje

Aktualitet

Të tjera detaje dalin në dritë nga vr.asja e 23-vjeçarit që u gjet i pajetë në një kanal tek “Kthesa e Hamilit” në fshatin Sulaj të Fierit. Gazetari Ervis Kuçi raporton për ‘BalkanWeb’ se viktima Florian Selimi, rezulton person me precedent penal për vj.edhje.

Kanë qenë banorët e zonës ata që kanë njoftuar policinë, pasi kanë parë mjetin tip ‘Reno’ të shkatërruar, me një gomë të hequr dhe kofano e hapur. Ndërkohë, pak metra me tutje u gjet edhe i riu i pajetë, ndërsa në fyt kishte plagë nga goditja e th.ikës, që ka rezultuar fatale për të. Po ashtu mësohet se i riu e përshkonte çdo ditë këtë rrugë.

Aktualisht policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.

Burimi: https://balkanweb.com/video-u-gjet-me-fyt-te-prere-ne-kanal-viktima-me-precedent-penal/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *