Aksident i rëndë në Fier, humb jetën 65 vjeçari

Aktualitet

Një 65-vjeçar ka humbur jetën si pasjë i një aksidenti të ndodhur ditën e sotme në në afërsi të fshatit Levan, në Fier.

Viktima është identifikuar me inicialet D.N, i cili është përplasur nga një automjetë tip “Volkswagen” që drejtohej nga 24 vjeçari G.S, banues në Tiranë.

Ndërkohë, i riu është shoqëruar në komisariatin e policisë, ndërsa një grup hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë

Sot rreth orës 15:15, në afërsi të fshatit Levan, shtetasi G.S, 24 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar automjetin tip “Volksëagen”, është përplasur me motoçikletën tip “Yamaha”, pa targa, ku si pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i saj, shtetasi D.N, 65 vjeç, banues në Kryegjatë.

Në vendngjarje shkoi grupi hetimor dhe po punon për dokumentimin dhe sqarimin e rrethanave.

Shtetasi G.S është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier për veprime të mëtejshme proceduriale

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *