Drejtoria e Transportit publikon projektin për transformimin e degës në Fier (Foto)

August 12, 2019

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor do të transformojë degën e vet në qytetin e Fierit.

DPSHTRR bën të ditur se në shtator do të nisë puna për rikualifikimin, zgjerimin dhe transformimin e kësaj drejtorie në Fier

“Punimet përfshijnë edhe shtesën prej 250 m2 ambiente mbështetëse më shumë në shërbim të qytetarëve/subjekteve”, thekson DPSHTRR në njoftimin e bërë.

DPSHTRR ka publikuar fotot e projektit, si dhe pamje nga gjendja aktuale e zyrave, duke evidentuar zonat më problematike të kësaj dege.

Sic shihet edhe nga fotot e publikuara të këtij projekti, pritet të transformohet rrënjësisht jo vetëm në ambientet e brendshme të godinës, por edhe jashtë saj.

Në projektin investues është parashikuar që punimet të përfshijnë edhe rehabilitimin e oborrit, sinjalistikën, si dhe pajisje të reja dhe sisteme sigurie.

Burimi: http://ata.gov.al/2019/08/11/foto-drejtoria-e-transportit-publikon-projektin-per-transformimin-e-deges-ne-fier/