Aksident në autostradën Fier- Lushnjë, 2 makina përfundojnë në kanal, tjetra zhduket

August 13, 2019

Tre automjete janë përfshirë në një aksident në autostradën Fier-Lushnjë. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në vendin e quajtur ‘Bishqethem’ pranë ‘pushimit të shoferit’, ndërsa raportohet për 2 të plagosur.

“BalkanWeb” mëson se dy prej mjeteve pak përplasjes kanë përfunduar në kanal, ndërkohë që makina e tretë është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Mësohet se të plagosurit, dy gra, janë dërguar në spital. Aktualisht policia po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
(ed.me/BalkanWeb)