I kërkoi ndihmë të atit, zbardhet telefonata e fundit që bëri para se ta ekzekutonin 23-vjeçarin

August 13, 2019

Detaje të reja kanë dalë nga vr.asja e Florian Selimit, 23-vjeçarit në Fier. 23-vjeçari u v.ra me th.ikë një ditë më parë pas një sherri me dy të rinj dhe u gjet i pajetë në një kanal.

Sipas Faxweb i riu kishte ndaluar anash rrugës për të riparuar një defekt për makinën e tij. Para se të ndodhte ngjarja e rëndë Selimi ka kërkuar ndihmën e të atit, duke e telefonuar.

Pas telefonatës ai ka ndodhur edhe sherri mes viktimës dhe dy personave të tjerë. Ende nuk dihet sesi ka nisur konflikti midis të rinjve që përfundoi me vr.asje, por raportohet ato janë konfrontuar fizikisht me vi.ktimën.

23-vjeçari Florian Selimi nga Tropoja u gjet dje i pajetë një kanal në Fier, pasi ishte vrarë me thikë. Ai prej 20 vitesh jetonte në fshatin Sulaj. Nga policia është arrestuar mëngjesin e sotëm dy autorët e dyshuar për ngjarjen: S. S., 26 vjeç, dhe K. M., 20 vjeç, të dy banues në fshatin Sulaj.

Burimi: https://sot.com.al/aktualitet/i-kerkoi-ndihme-te-atit-zbardhet-telefonata-e-fundit-qe-beri-para-se-ta-ekzekutonin-23

.