Apolonia, një mbrojtës francez zbarkon në Fier

Sport

Nën drejtimin e teknikut, Artan Mërgjyshi, Apolonia po vijon të përforcohet, me synimin e vetëm rikthimin te rezultatet pozitive, çka do të thonin edhe rikthim në Superiore.

Gjatë këtyre ditëve, në Fier kanë mbërritur shumë lojtarë të rinj, por ai që ka tërhequr vëmendjen është një francez.

Bëhet fjalë për Checkoumar Baradji, i cili nuk luan prej thuajse 1 viti. 24 vjeçari ishte pjesë e Metaloglobus në Rumani në sezonin 2017-2018 dhe që prej asaj kohe është stërvitur i diferencuar.

Por kjo nuk e ka penguar skuadrën fierake që ta ofrojë në ekip dhe të mendojë për një kontratë me të. Baradji luan në pozitën e mbrojtësit të qendrës dhe shihet si një alternativë mjaft e mirë për prapavijën e Apolonisë.

Kartoni i francezit vlerësohet nga “Transfermarkt” me 50 mijë euro. Apolonia noton prej kohësh në ujërat e Kategorisë së Parë dhe prej vitesh, synimi kryesor është ngjitja në elitën e futbollit shqiptar.

Burimi: https://newsport.al/video-apolonia-godet-ne-merkato-nje-francez-zbarkon-ne-fier/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *