Fieri së shpejti do të ketë semafor në qendër të qytetit

September 8, 2019

Punimet ne qendren e qytetit dhe lumin Gjanica jane drejt perfundimit. Pjesa me voluminoze e punes eshte kryer dhe radha i ka ardhur gjelberimit, ndricimit dhe shume elementeve te tjere qe do i japin pamjen perfundimtare ketij projekti kaq te shumepritur nga qytetaret.

Ne videon e projektit te prezantuar nga Bashkia e Fierit, duken dhe disa semafor te cilet jane te vendosur ne kryqezimin prane sheshit qendror. Duke qene se Fieri eshte nje qytet i madh dhe cdo dite e me teper po banohet nga me shume njerez, semaforet jane domosdoshmeri per disiplinimin e trafikut dhe per te lehtesuar kembesoret te cilet duan te kalojne nga njera ane e rruges ne tjetren.

Me aq sa kujtojme, para 10-15 vitesh, u vendosen disa semafore ne sheshin “Europa Plaza” ose si e njohim ndryshe te “Globi” por ato semafore nuk u vune asnjehere ne perdorim.