Njoftimi i rëndësishëm/ Xhamat e parë nuk mund të errësohen, por të pasmit po! Njihuni me rregullat e reja

September 8, 2019

Drejtoria e përgjithshme e transportit rrugor shqiptar që drejtohet nga Blendi Gonxhe ka ndërmarrë disa reforma dhe iniciativa që lehtesojne procedurat e drejtuesve të automjeteve.

Krahas investimeve ne infrastrukturen fizike dhe ate Online, kjo drejtori vazhdon me politikat pozitive.

Një ndër to është dhe kjo e xhamave të pasëm të autoveturave. Siç shihet në njoftimin tani mund të errësohen deri 75% si e drejtë e cdo zotëruesi mjeti! Mjafton që errësimi të jetë kryer profesionalisht me materiale të çertifikuara të tregut! Errësimi ul rrezikun nga rrezet UV/IR, ul konsumin e ndotjen!, thekson DPSHTRR./lexo.al