Apolonia, ish-mbrojtësi i Shpresave merr OK-in e Mërgjyshit – Nga Bujar Rama

September 9, 2019

Mbrojtësi i majtë, Irlian Ceka, ka marrë OK-in e trajnerit Mërgjyshi për të qenë pjesë e Apolonisë për këtë kampionat. 21-vjeçari, i cili vjet ishte pjesë e Laçit, vjen në formë huazimi tek Apolonia. Ceka është formuar si futbollist në akademinë e Romës e pastaj ka luajtur për moshat e Askolit, Lacios dhe Sambenedetezes, përpara se të nënshkruante sezonin e kaluar me kurbinasit.

Gjithashtu, ka qenë edhe pjesë e formacionit të Shqipërisë U-21. Me ardhjen e tij dhe të ganezit Benet Ofori Ansu, rriten disi alternativat nëprapavijë, reparti më problematik për fierakët. Duket se këto do të jenë edhe prurjet e fundit tek Apolonia, pavarësisht se pretendohej për të huazuar edhe një sulmues dhe një mbrojtës tjetër, por që nuk është arritur dakordësia me klubet përkatëse.

Burimi: http://www.panorama.com.al/nje-vit-huazim-tek-apolonia-ish-mbrojtesi-i-shpresave-merr-ok-in-e-mergjyshit/