Momenti kur Bare ”turpëron” dy yjet e futbollit botëror (Video)

September 9, 2019

Megjithese ekipi yne kombetar humbi ndaj Frances, mesfushori Keidi Bare ka lene ndoshta imazhin me te bukur te kesaj ndeshje. Imazhe qe po bejne ”xhiron”e internetit dhe qe jane pasqyruar ne shume media sportive te botes.

Fillimisht Bare duke ”vallezuar” majtas-djathtas nxjerr jashte loje sulmuesin e Barcelones, dhe ish-shokun e tij te Atletiko Madrid, Antoine Greizmann. Me pas arrin Lemar, perballet me te dhe e driblon duke e kaluar me shume klas topin permes kembeve te tij. Nje veprim qe ka rrembyer duartrokitjet e tifozeve te pranishem ne stadium.