Përcaktohet kalendari i Kategorisë së Parë, ja kundërshtari i Apolonisë në javën e parë

September 9, 2019

Është hedhur para pak minutash në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit shorti i Kategorisë së Parë, për grupet A dhe B. Apolonia ne ndeshjen e pare do te jete mysafire ne ”Elbasan Arena” per tu ndeshur me nje rival tradicional si Elbasani vendas.

Nje perballje qe mund te konsiderohet e lehte ne leter, pasi Elbasani eshte nje ekip me probleme dhe me shume futbolliste te rinj. Te dy ekipet jane ndeshur edhe sezonin e shkuar, ku te dy ekipet arriten nga dy fitore.

Ne ndeshjet e tjera te grupit tone, Lushnja do te prese Shenkollin, Turbina Ilirine, Oriku Besen, dhe Devolli do debutoje ne kategorine e pare kunder fqinjeve pogradecare.