Grezda rishfaqet në rrjetet sociale… për t’u ankuar se Bare i mori numrin

Sport

Eros Grezda ishte zhdukur prej shumë kohësh nga rrjetet sociale. Lojtari i cili njihej si ndër më aktivët mes futbollistëve të përfaqësueses shqiptare, kishte braktisur Instagramin prej javësh për t’u përqendruar te loja e tij, në tentativën për të rifituar vendin në radhët e Rejnxhërs dhe përfaqësueses shqiptare.

Por me sa duket sulmuesi nuk i ka rezistuar tundimit kur ka parë një foto të postuar nga Keidi Bare në profilin e tij. Futbollisti i cili të shtunën ishte ndër të paktët e Shqipërisë që lanë ndjesi pozitive ndaj Francës, kishte hedhur një foto ku ai ishte në dyluftim me Antuan Grizman, ish-shok skuadre te Atletiko Madrid.

Numri 7 kundër numrit 7, pikërisht atij numër që Grezda ka mbajtur në vitin e fundit sa herë ka veshur fanellën e përfaqësueses kuqezi. “Ma more numrin e”, shkruante Grezda duke i referuar fanellës që tashmë mban Bare në ekipin përfaqësueses e me siguri do të vazhdojë të mbajë pa “konkurrencë” edhe në të ardhmen, për sa kohë që sulmuesi nuk arrin të gjejë hapësira për t’u kthyer në fushën e lojës me skuadrën skoceze. /vipsport.al/

Burimi: http://www.vipsport.al/2019/09/foto-grezda-rishfaqet-ne-rrjetet-sociale-per-tu-ankuar-se-bare-i-mori-numrin/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *