Një Shqipëri fantastike gjunjëzon Islandën

Sport

Shqipëria fiton 4-2 përballë Islandës dhe rihap garën në grupin H për kualifikueset e Euro 2020. Kastriot Dermaku, Elseid Hysaj, Odise Roshi dhe Sokol Cikalleshi menduan t’i japin fitoren kuqezinjve përballë Islandës, një ndeshje shumë vendimtare për kuqezinjtë.

Ndryshimet e Rejës patën efekt, por u konfirmua edhe njëherë se futbolli i thjeshtë, me lojtarë që luajnë në pozicionin e tyre, është mënyra e duhur se si duhet t’i bëjë gjërat një skuadër si Shqipëria. Aktualisht skuadra e drejtuar nga Edi reja renditet ne vendin e katërt me 9 pikë të grumbulluar.

Mbrojtja ende duhet kolauduar, sepse sa herë Islanda sulmonte me shumë forca, na kapte paniku dhe kishte pasiguri të theksuar në prapavijë. Bare tregoi edhe njëherë se është e ardhmja e kësaj kombëtareje, ndërsa Manaj ishte një tjetër surprizë e bukur.

Cikalleshi shënoi në ndeshjen e tretë radhazi, ndërsa Roshi mori hak për ata dy gola të “dhuruar” ndaj Francës, ku për fatin e keq luajti tërësisht jashtë rolit. Mirë edhe Hysaj që shënoi golin e tij të parë me fanellën kuqezi, ndërsa Lenjani duhet të rikthehet ai i kohëve të arta. Kemi fituar një lojtar si Dermaku, por Ismaili ka nevojë ende që të përshtatet me të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *