Roshi: Festën ia dedikoj atyre që nuk kuptojnë nga futbolli, Shqipëria mund të shohë shumë lart

Sport

Odise Roshi u kthye në hero te Shqipëria, duke shënuar një gol kundër Islandës. Në festën e tij, Roshi bëri simbolin e heshtjes dhe në një prononcim për “RTSH”, tha se dedikimi ishte për ata që nuk marrin vesh nga futbolli por gjithsesi kritikojnë.

“Jam shumë i gëzuar për golin dhe fitoren. Duhet të bënim paraqitje të mirë në Francë, por luajtëm kundër Kampionëve por nuk bëmë paraqitje të mirë dhe thashë që duhet të shohim para dhe synim kishim të rrihnim Islandën. Kemi luajtur 4 herë dhe na kanë marrë 9 pikë. Ishte ndeshje e madhe sepse bënë paraqitje të mirë dhe duhet të shohim para.

Gjesti i heshtjes pas golit? E bëra për ata njerëz që kritikojnë aty ku nuk duhet dhe duhet të mbështesin skuadrën si në të mirë, ashtu edhe në të keq. Do të mësohem me 3-5-2 dhe ishte ndeshje shumë e bukur, ku fituam dhe do të gëzojmë këtë orë.

Nuk e kam me specialistët pasi ata kritikojnë ku duhet por e kam me njerëz që nuk e kuptojnë futbollin. Nuk shava as ofendova njeri. Kemi fuqi për të parë shumë lart.

Kryeministri erdhi dhe na uroi suksese dhe tha se do të fitojmë ndeshjen. Fjala e tij doli dhe fituam”, tha Roshi. /VipSport.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *