Këshilli i Bashkisë Fier miraton 17 pikat e rendit të ditës

September 11, 2019

Këshilli i Bashkisë ka miratuar sot të 17 pikat e rendit të ditës.
Pas betimit të këshilltarëve që nuk ishin prezent në mbledhjen e parë të këtij këshilli, u bë zgjedhja sekretarit të Këshillit të Bashkisë me propozim të Kryetarit të Këshillit sipas nenit 57/1 të ligjit 139/2015 “Për Vetëqeverisjen vendore”, si dhe ajo e Kominisonit të Barazisë Gjinore, për të vijuar më tej me:

  • Projekt-Vendim “Për miratimin e Projekt-Dokumentit të Programit Buxhetor afatmesë, 2020-2022 të Bashkisë Fier dhe tavaneve përfundimtare të tij”.
  • Projekt-vendim “Dhënien e Ndihmës ekonomike nga Fondi i kushtëzuar 6% për muajin korrik 2019”.
  • Projekt-Vendim “Për dhënien e një ambienti pa qira për qëndër komunitare për fëmijë”.
  • Projekt-Vendim “Për miratimin e procedurës për rregjistrim prone sipas faktit”.
  • Projekt-Vendim “Për miratimin e procedurës për saktësimin e sipërfaqes për pasurinë 8/53 ZK 8534 për sipërfaqen 171 m2 për efekt rregjistrimi në ASHK Fier”.
  • Projekt-Vendim “Për miratimin e procedurës për nxjerrjen jashtë përdorimit për pasurinë vendstrehim të ndodhur në lagjen Apolonia Fier, referuar shkresës së Ministrisë së Mbrojtjes Nr 1972 Prot datë 28.03.2019 dhe me Urdhër nr 142 datë 02.05.2019 të Kryetarit të Bashkisë Fier, sipas gjendjes faktike të pasqyruar në Proces-verbal”.
  • Projekt-Vendim “Për miratimin e procedurës për nxjerrjen jashtë përdorimit për pasurinë vendstrehim me nr inventari 731 ZK 8533 të ndodhur në lagjen 15 Tetori me sipërfaqe 93 m2, referuar shkresës së Ministrisë së Mbrojtjes Nr 1972 Prot datë 28.03.2019 dhe me Urdhër nr. 142 datë 02.05.2019 të Kryetarit të Bashkisë Fier, sipas gjendjes faktike të pasqyruar në Proces-verbal”.
  • Projekt-Vendim “Për miratimin e procedurës për nxjerrjen jashtë përdorimit për pasurinë vendstrehim të ndodhur në fshatin Clirim, referuar shkresës së Ministrisë së Mbrojtjes Nr. 1972 Prot datë 28.03.2019 dhe me Urdhër nr 142 datë 02.05.2019 të Kryetarit të Bashkisë Fier, sipas gjendjes faktike të pasqyruar në Proces-verbal”.
  • Projekt-vendim “Për trajtimin me ndihmë financiare të shtetasit Shaban Bana, banues në fshatin Boçovë, NJA Levan, të dëmtuar nga zjarri”.
  • Projekt- Vendim “Për miratimin e procedurës për rregjistrim prone sipas faktit”.
  • Projekt- Vendim “Për miratim e procedurës për vazhdimin e procesit të legalizimit për objektin dhe parcelën ndërtimore të vetdeklaruar nga Znj. Meri Llupi”.
  • Projekt- Vendim “Për disa ndryshime në Buxhetin e Bashkisë Fier për vitin 2019”.
  • Për vendosjen e veprës “Ndal Ndotjes në Fier, projekt i Ambasadës Zvicerane, pranë By-Pass-it të Fierit”.
  • Për zgjedhjen e Kryesisë së fshatrave.