Aleksandër Gjoka zbulon historinë e rrallë: Ja se çfarë më ndodhi në Fier

Kulturë

Nata e katërt e spektaklit më të madh muzikor ‘Këndo Këngën time’, pati si protagonist të sajin, Aleksandër Gjokën.

Ky i fundit ka ndarë në një rrëfim ekskluziv një histori që i ka ndodhur vite më parë në qytetin e Fierit.

Gjoka njëherazi ka shkaktuar shumë të qeshura në publikë, duke marrë edhe reagime nga salla.

‘Kam qenë me “Grupin X”. Kemi pasur shumë miq në Fier dhe na propozuan të bënim një koncert. Atëherë bëheshin në teatër, në teatrin e Fierit dhe ishte salla plot. Aty ka qenë çudia më e madhe sepse duke kënduar na hidhnin lekë në skenë sikur të ishim në dasmë. Ne këndonim rrok ata na hidhnin lekë… Kur kam ardhur në Tiranë ju them këtyre grupeve Bledar Sejkos, Redon Makashit, Elton Dedës, ‘ Çuna ikni në Fier se atje ka lekë…’ Të gjithë në Fier dhe u kënaqën… ‘ka përfunduar këngëtari.

Burimi:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *