Kartolina Gazmore – Nga Thoma Goga

Humor

“KARTOLINA – FISHEKZJARRE”

Nga: Thoma Goga

MENDJEMADHI

Mendje s’ka e mendje shet,

Pa liçensë dhe i mban shtrenjtë…

S’e mban vendi, s’është rehat:

– Viti Ri që sapo erdhi,

Më duket s’e ka të gjatë…

PROFIL I RI

– Nuk ke hedhur një lopatë,

Po “shatin” e ke të madh.

– “Kap ç’të kap” e hiqe fort,

Është zanat i ri në botë…

DEMBELI

Ja po shkon i krekosur

Një dembel nëpër ara.

I dhanë arra, nuk i ha

Se i do edhe të çara…

FJALAMANËT

Llaka-llaka në një anë,

Pësh -pësh- pësh në anën tjetër,

Vit i Ri, siç na thanë,

Qenka shpifaman i vjetër…

NJË HUMBAMENO

Ulërinte një harraq:

Më të mençur se unë s’ka.-

Po në fund pyet njerëzinë,

Se nuk gjeti dot shtëpinë…

HAJDUTI

Një ditë doli në Pazar,

Po u kthye dorëtharë,

Tek po hynte në shtëpi,

Vodhi kapelen e tij…

(TH.G)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *