Dy talentet e Apolonisë U17 grumbullohen me kombëtaren e Shqipërisë

Uncategorized

Apolonia vazhdon te korr frutet e punes se mire qe behet me grupmoshat. Dy nga talentet e ekipit U17 qe drejtohet nga Bledar Borova jane grumbulluar me kombetaren e Shqiperise U17. Behet fjale per sulmuesin Redi Kaçanolli dhe mbrojtesin Orgest Merkaj, dy prej futbollisteve qe kane spikatur me fanelen e Apolonise ne ndeshjet e kampionatit U17. Te dy futbollistet jane te lindur ne vitin 2004, dhe nese vazhdojne me ritmet e tanishme e ardhmja e tyre do te jete e sigurte.

Shqipëria e 17 vjeçarëve, e drejtuar nga trajneri Elvin Beqiri, do të marrë pjesë në turneun Mercedes Benz Aegean Cup 2020, një turne për të rinjtë që organizohet nga Federata e Futbollit të Turqisë çdo vit me qëllim promovimin e të rinjve.
Turneu do të zhvillohet në Altinordu, nga datat 15 deri në 21 Janar, dhe në këtë kompeticion marrin pjesë 8 skuadra kombëtare, të ndara në dy grupe. Grupi A përbëhet nga Turqia, Republika e Irlandës, Kosova dhe Tanzania. Shqipëria bën pjesën në grupin B sëbashku me Ukrainën, Maqedoninë e Veriut dhe Korenë e Jugut. Ndeshjet e fazës së grupeve zhvillohen në 15, 17 dhe 19 Janar. Në datë 21 janar do të zhvillohen ndeshjet për vendin e 7-të, vendin e 5-të, vendin e tretë dhe finalja e madhe për të shpallur fituesin e turneut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *