Fabula “Festivali i pyllit” – Nga Agron Mema

Humor

një ditë të bukur prilli
anës pyllit në një livadh
të gjitha kafshët u mblodhën
të këndojnë në festival

në krye zë vënd juria
kryetar zgjodhën derrin
antar delja dhe dhia
sekretar vendosën qenin.

i pari e “çel”gomari
Briti sa u tund dheu
të gjithve u ran lotët
sa bukur na mallëngjen

ujku, dhelpra dhe cakalli
në grupin “nostalgjik”
ulurimat e çan qellin
“salla”në këmbë u ngrit .

brohoritjet nuk pushuan
kur këngën zuri bilbili
nga zëmra e uruan
je gjithmonë më i miri.

u ngjitën të gjithë në skenë.
lopa,kali dhe ariu
hera e parë që bënë paqe.
në”duet”macja dhe miu.

e vështirë për jurinë
që të merej vendimi
Kujt t’i jepnin vend të parë .
cili grup do mar flamur.

Dhe në fund me shume mundime
vënd të par zuri gomari.
vëndin e dytë dhe të tret.
radhitet lopa dhe kali.

na i ngel “qejfi” bilbilit.
si sfoli asnjë për mua
kur “KRYETAR” vënë derrin….
s’ka si ngelet vënd për mua …..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *