Apeli per 8-Marsin, mblidhemi kunder dhunes

This image has an empty alt attribute; its file name is obamasaying.jpg

Laureta Roshi koordinatore kombetare e PKG Ne Fier neser ne oren 10.00 Grate Protestojnë Gratë protestojnë në Fier duke vënë theksin te nevojat për të mbështetur familjen dhe masat urgjente kundërdhunës. Apeli për një barazi gjinore dhe si një sfidë e sterotipit për të kaluar një ditë me një drekë vetëm për disa. Po vendos nga gratë një traditë të protestës Nen siglen “8 Mars 2020 – Jepi Ze Zerit Tend” gratë do të mbajnë nje qendrim sëbashku për të kërkuar politika konkrete në mbrojtje të grave dhe forcimit ekonomik të familjes, duke nënshkruar një projekt deklarate me kërkesa konkrete, dhe do të vazhdohet mepunimet në Takimin Rajonal të PKG 8 Mars 2020,me praninë e deputeteve, anëtare të Platformës nga gjithë vendi. Ne kete 8 mars 2020 ne shenojme 13 vite plot perpjekje,me gra anëtare të partive politike dhe të organizatave të shoqërisëcivile. Te mbeshtetura nga OSCE ne arritem vit pas viti te jemi mbeshtetese te verteta dhe nismetare te ndryshimeve ne legjislacion dhe klimen politike ne vend. Takimi I 8 Marsit është I organizuar nga vete Platforma, do të jetë një forum i përbashkët me diskutimet mbi ndryshimet e kërkuara për barazinë gjinore gjatë reformës zgjedhore. Projekt DEKLARATE e 8 Marsit Deklaratë e përbashkët Drejtuar Kuvendit te Shqiperise, partive politike dhe shoqerise civile, kujdo qe ka potencialin ne permbushjen e kerkesave tona Të nderuar zonja dhe zotërinj, në këtë 8 Mars, në Ditën Ndërkombëtare për të Drejtat e Grave, rikthejmë në qendër të vëmendjes emergjencën për përpjekje konkrete për Rritjen e pjesëmarrjes së grave në jetën publike dhe politike. Ne rrjeti i grave Platforma Kombetare për Gratë, me një kontribut vullnetar prej 13 vitesh dhe të mbështetura në rritjen e kapaciteteve nga OSCE, ju ftojmë në përpjekje të përbashkëta për përfundimin e Reformës zgjedhore duke përfshirë Edhe agazhimin e grupit të grave parlamentare. Edhe sot në Ditën Ndërkombëtare të Grave, nejemi të vetëdijshme për përparimet e arritura por edhe për faktin se sterotipet gjinore janë shumë të forta dhe të përhapura në shoqërinë shqiptare, si dhe pabarazia është e dukshme në sferën sociale dhe në atë politike, ndaj u bëjmë thirrje të gjithë përfaqësuesve lokalë, partiakë ose jo, të gjithë zyrtarëve të zgjedhur, të gjithë anëtarëve të Këshillave bashkiakë, të gjitha institucioneve shtetërore, si dhe strukturave publike në Shqipëri: #/ Të zbatojnë me rreptësisht dispozitat ligjore mbi barazinë gjinore , vecanërisht kuotën gjinore prej 30% deri në përmirësimin e saj në 50%. #Demokratizim te forumeve partiake permes vetingut perpara kandidimit #Lista te hapura dhe 50% te njejtes gjini edhe per zgjedhjet Parlamentare #Largimin nga administrata zgjedhore te personave qe drejtojne institucionet apo jane pjese e administrates publike #/Projektet te miratohen mbi modelin e buxhetimit gjinor për cdo investim duke kerkuar mundësi punësimi për burrat dhe gratë, duke ofruar punë me orë dhe trajnime për familjet që marrin ndihmë ekonomike jo thjesht aprovim listash me kritere varfërue. # Dhenie të një ndihmepër familjet mbi minimumin jetik te deklaruar nga Institucioni I Avokatit te Popullit tre vjet me pare.. # Për ngritjen e skuadrave te ndihmës sos brenda Mekanizimit kundër dhunës në familje, skuadër pilot e kontaktueshme nga publiku për rastet emergjente të dhunës në familje për të cilat gjykata lëshon urdhër mbrojtjeje, e cila të ndjekë rastin duke orientuar viktimën në procesin ligjor dhe marrjen e ndihmës në kohë. #Të përpiqemi për përfaqësimin e grave në të gjitha vendet e punesimit dhe strukturat drejtuese apo bordet qe ngrihen në 50%, duke respektuar hapësirën ligjore dhe meritokracinë në kritere të bëra transparente në publik. # Kërkojmë aksesi i barabartë në arsim dhe në shërbimet shëndetësore dhe mundësia për t’u bërë pjesëmarrës me të drejta të plota në jetën politike është e drejta e kujtdo dhe një përbërës thelbësor i demokracisë. Qëndrueshmëria afatgjatë dhe zhvillimi mund të arrihen vetëm nëse trajtohet dhuna dhe diskriminimi kundër grave. Bëhuni pjesë e zërit tonë teksa kryeni detyrat si profesionistë në shërbim të ligjit dhe publikut. Ne pritje te cdo sugjerimi deri ne realizimin perfundimtar te deklarates ne 8 Mars 2020 Laureta Roshi Koordinatore Kombetare e PKG 0697126888