IZOLUAR NGA CORONAVIRUS? SI TI MENAXHOJME FËMIJET NE SHTEPI.

March 10, 2020


Situatat e emergjencave padyshim krijojnë tension madje dhe panik , jo vetëm për shkak të rrezikshmërisë, por edhe për shkak te fokusimit duke marrë vazhdimisht informacione, shumë prej të cilave nuk janë te besueshme. Megjithatë të gjithëve na bie si detyrë të mbrojmë veten, familjen dhe sidomos fëmijet, jo vetem fizikisht duke i mbajtur sa më larg vendeve te populluara, por edhe emocionalisht ,pasi ata nuk janë të përgatitur për të kuptuar dhe për tu përshtatur ndaj ndryshimeve të tilla të rutinës, që për hir të së vërtetës janë të domosdoshme.
Disa hapa të rëndesishme për të menaxhuar fëmijet në ditët e pushimit:
☞Mobilizohuni.
Vlerësoni situaten dhe jepini rendesinë e duhur. Situata te epidemive nuk duhen nenvleresuar . Po ashtu fëmijët do të mësojnë nga ju të rrisin vigjilencën dhe ta marrin më seriozisht higjenen personale. Sigurisht pa e tragjedizuar. Vigjilenca na ndihmon , paniku jo.
☞Ruani qetësinë.
Megjithëse është normale që të friksohemi dhe të përjetojmë ankth, duhet si fillim të menaxhojmë veten. Fëmijët janë shumë të vëmendshëm ndaj gjëndjes sonë emocionale, prandaj duhet të kemi kujdes me mesazhin që përcjellim. Atyre duhet tu trasmetojmë siguri.
☞Informohu nga burimet formale dhe te besueshme për masat që duhen zbatuar dhe flisni me fëmijet që është e rëndesishme të respektohen me përpikmëri regullat e higjenës, dhe se ky kujdes i shtuar është në të mirën e tyre.
☞Bisedoni me ta për situatën dhe pyeteni se si ndihen dhe se cfarë kanë kuptuar. Sigurohuni që ti shpjegoni sipas kapacitetit te tyre konjitiv dhe moshës.
☞Jepini informacione të qarta dhe të thjeshtuara.
☞ Kujdesuni që të mos pëjetojnë ankth. Kontrolloni sjelljen dhe jini të vëndshëm nëse përjetojnë ndyshime me komunikimin, ushqyrejen, gjumin, nese po përjeton makthe etj. Nese vini re simptoma te shtuara te anthit, atehere komunikoni me nje psikolog pa u alarmuar. Ai do tu jap udhezime të metejshme.
☞ Qendrimi i detyruar në shtepi nuk është burg. Ai është “Rregulli Artë” që shpëton veten dhe të tjeret nga përhapja e virusit. Shumë shpejt do te kalojë dhe ne do ti kthehemi normalitetit.
☞Organizoni ditën e tyre brenda shtepisë. Duke qenë se ështe domosdoshmëri të qendrojmë sa më larg vendeve publike dhe të shmangim kontaktet me te tjerët, duhet bërë sa me e lehtë për fëmijët ,pse jo dhe ta kthejmë këtë qëndrim në një kohë të dobishmë duke lexuar , pikturuar dhë biseduar me antarët e familjes. Madje kjo kohë mumd të shërbejë edhe për “riparimin” difekteve apo mangesive në mardheniet midis nesh.
☞Më shumë se kurrë jepini atyre dasuri. Le të sherbejnë këto sinjale për të reflektuar dhe për të dhënë më të mirën nga vetja.
Jemi të vetëdijshëm që jemi përball një rreziku të pa njohur më parë. Megjithëse shpesh jemi përballur me katastrofa natyrore apo rrziqe, kjo është e një dimensioni tjetër, duke na vënë dhe nje here në vemendje shenjtërinë e asaj më të shtrenjtës .Jetës. Ne nuk e dimë kohën në të cilën segmentohemi në të, por ne kemi në dorë ta mbushim dhe të përmirësojmë cilësinë e sajë. Me shpresë te Zoti që të na japë forcë. Do t’ia dalim!


Psikologe Elona Durmishaj.