Fier, çifti i bashkëshortëve pozitiv me COVID-19, dezinfektohet pallati (Video)

March 25, 2020

Pas konfirmimit te dy rasteve te reja me Covid-19 ne qytetin e Fierit ku mesohet se behet fjale per nje cifte bashkeshortesh 60 dhe 55 vjec ,te cilet jetojne tek lagjja “29 nentori” ne Fier, menjehere eshte dezinfektuat edhe pallati.

Punonjes te bashkise Fier kane dezinfektuar territorin e jashtem te pallatit, deren kryesore ,shkallet dhe ashensorin madje dhe nje dyqan poshte pallatit. Kete fakt e pohojne dhe banoret, edhe pse u shprehen te rezervuar dhe se i njihnin shume pak .

Qyteti Fier vazhdon te mbetet i dyti pas Tiranes per numrin e larte te te prekurve nga Covid-19 ,por edhe ndergjegjesimi i banoreve eshte rritur, marrin sherbime dhe qendrojne ne banese.