Monday, June 21, 2021
Home Sociale 3 javë pa takuar djalin, gazetarja: Doja ta prekja dhe nuk e...

3 javë pa takuar djalin, gazetarja: Doja ta prekja dhe nuk e prekja dot

Në programin “Rudina”, në Tv Klan këtë pasdite ishte e ftuar gazetarja dhe spikerja e njohur e lajmeve në televizionin Klan Plus, Enita Mema. Ajo ishte në studio së bashku me djalin e saj 7-vjeçar Daniel.

Enita foli për periudhën e vështirë të koronavirusit, ku u detyrua që për të mbrojtur djalin e saj, të qëndronte larg tij për një periudhë 3-javore.

Ajo duhet të dilte nga shtëpia për shkak të profesionit të saj dhe prandaj mendoi që ishte më mirë që djali të jetonte me babain e vet.

Spikerja tregon se ishte një periudhë shumë e vështirë dhe komunikimi i vetëm me djalin e saj ishte në telefon ose me kamera.

Enita Mema: Ajo ishte periudhë shumë e vështirë për të gjithë ne. Ne e perjetonim çdo ditë edhe këtu sepse e ishim njerëzit e paktë që kishin mundësinë të dilnim dhe të qarkullonin dhe të vazhdonim rutinën e përditshme, në njëfarë mënyre. Paniku në gjendjen e parë të karantinës ishte i madh tek kushdo dhe kjo gjendja psikologjike ndikoi në mënyrë vendimtare. Jo se rreziku i virusit ka rënë apo është reduktuar, por impakti i parë është gjithmonë shumë i vështirë për t’u përballuar edhe nga ana psikologjike. Kështu që përballë kësaj gjëjë mendova që kjo do ishte zgjidhja më e mirë për djalin dhe ne qëndruam 3 javë pa u parë. Unë kam vajtur vetëm një mbrëmje, i çova çantën për të bërë detyrat tek babi i vet. Edhe djali ishte me maskë, me doreza, i mbështjellë, doja ta prekja dhe nuk e prekja dot. Unë brenda në makinë, ky jashtë, vetëm i lashë çantën dhe nuk u takuam dot. Kur u largua tek dera vetëm rrinte dhe ma bënte me dorë, derisa unë u largova.

Rudina Magjistari: Sa prekëse skena!

Enita Mema: Ajo ka qenë shumë prekëse. Unë e vuajta, pavarësisht se para djalit nuk e jepja veten, domethënë kur komunikonim me telefon apo me Video Call, e vetmja mënyrë komunikimi për të gjithë banorët e tokës besoj në atë periudhë.

Më tej gazetarja tregoi dhe momentin kur e takoi djalin sërish dhe ishte pikërisht në ditën e saj të lindjes.

Enita Mema: Shkova e mora unë atë ditë, isha dhe në punë, deri mbasdite që mbarova lajmet, mbarova edicionin e orës 7 e 30. Shkova më pas ta merrja dhe ai nuk ka rreshtur: O ma edhe sa do të vish? Po të pres, o ma. Kur mbërrita aty doli menjëherë. Ishte emocion i jashtëzakonshëm, unë nuk ngopesha duke e puthur, por prapë me pak frikë. Shkuam në shtëpi, u lamë, u dezinfektuam dhe pastaj vetëm u përqafuam në shtëpi./tvklan.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Nesër, solstici veror, kur ndodh dhe si ndikon në jetën e njeriut në Tokë

21 qershori është dita më e gjatë e vitit, e cila shënon edhe fillimin e stinës së verës në hemisferën veriore. Ky...

E rëndë / Bie nga fiku, ndërron jetë 17 vjeçarja

Një vajzë 17-vjeçe ka ndërruar jetë pasditen e sotme në Lushnje pasi aksidentalisht ka rënë nga pema. Ngjarja ka ndodhur në fshatin...

Degradon situata, vëllezërit heqin rripat e pantallonave (Video)

Të ftuar në seancën e ndërmjetësimit “Shihemi në Gjyq” tek E Diela Shqiptare kanë qenë dy vëllezër të cilët prej kohësh janë...

Debat me tone të ashpra: Eduardi e quan vëllain monstër, nuk do ta shohë me sy…

Të ftuar në rubrikën “Shihemi në Gjyq” kanë qenë të ftuar Eduardi dhe Gramozi, dy vëllezër të...

Recent Comments