Sunday, May 16, 2021
Home Aktualitet 37-vjeçarja e infektuar shkel karantinën, gjobitet me 700 mijë lekë

37-vjeçarja e infektuar shkel karantinën, gjobitet me 700 mijë lekë

Policia ka gjobitur me 700.000 lekë një shtetase pozitive me COVID-19, pasi shkeli rregullat e vetëkarantinimit.

Në kuadër të masave të marra për parandalimin e përhapjes së COVID-19, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat dhe të Komisariateve në varësi të saj kanë ushtruar kontrolle të njëpasnjëshme në banesat e personave të prekur nga COVID-19, me qëllim respektimin me rigorozitet të vetëkarantinimit, si dhe në subjekte të ndryshme, për respektimin e protokolleve të sigurisë.

Strukturat e Policisë disponojnë listat e përditësuara me emrat e personave të prekur nga COVID-19. Në orare të ndryshme gjatë ditës dhe mbrëmjes, shërbimet e Policisë ushtrojnë kontrolle në banesat e këtyre shtetasve.

Nga kontrollet e ushtruara ka rezultuar se shtetasja E. Z., 37 vjeçe, e cila është infektuar nga COVID-19, kishte shkelur rregullat e vetëkarantinimit dhe kishte dalë jashtë banesës, duke u bërë burim infektimi për personat e tjerë. Në zbatim të Aktit Normativ, për këtë shtetase, Policia e Beratit ka vendosur masë administrative 700.000 lekë.

Policia u bën thirrje të gjithë personave të prekur nga COVID-19, që të respektojnë me rigorozitet rregullat e vetëkarantinimit, të respektojnë distancimin social, lokalet dhe bizneset të respektojnë protokollet e sigurisë, në mënyrë që të gjithë të kontribuojmë në mbrojtjen nga COVID-19.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Partia Demokratike shkon në zgjedhje, ja kur do zgjidhet kryetari i ri

Partia Demokratike do të shkojë në zgjedhje të brendshme më 13 qershor. Sipas informacioneve të para, Lulzim Basha do të rikandidojë për...

Sot finalja e Miss Universe, kush është 23-vjecarja që përfaqëson Shqipërinë!

Nata finale e Miss Universe 2020 do të mbahet sonte. Edicioni i 69-të i konkursit të bukurisë do të mbahet në Florida,...

Njihuni me 3 vjeçarin më të ditur në Shqipëri

Elio Driza ka filluar të lexojë që kur ishte 18 muajsh. Tani Elio është 3 vjeç e gjysmë dhe ka lexuar mbi...

Zbardhen debatet nga mbledhja e Kryesisë së PD

Zbardhet përplasja mes kryedemokratit Lulzim Basha dhe anëtarit të Kryesisë, Fatbardh Kadilli. Ka nisur tejet e tensionuar mbledhja e Kryesisë. Pas fjalës...

Recent Comments