Wednesday, October 28, 2020
Home Sociale Akuzohet se dh unoi vjehrrin, përlotet nusja: Jam martuar që 16 vjeçe,...

Akuzohet se dh unoi vjehrrin, përlotet nusja: Jam martuar që 16 vjeçe, u mësova që ta doja

Valentina Pemaj është përlotur ditën e sotme gjatë një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin Shqipëria Live, ku ka rrëfyer peripecitë e vuajtjeve të saj për vite me radhë në familjen e burrit.

E akuzuar se ka dh unuar vjehrrin e saj 70-vjeçar, Valentina tregon se ka qenë ai që i ka futur duart në fyt dhe e ka ofenduar me fjalë të turpshme.

Më pas Pemaj ka treguar se ka dashur edhe që të ndahej nga bashkëshorti i saj, por ka qenë avokatja ajo që i ka thënë që t’i marrë gjërat me radhë.

Kur isha në b urg gjeta vetë një avokate dhe i kërkova që të ndahesha nga burri. Nuk dua që burri të më dalë zot, por dua që ai të thotë të vërtetën. Nëse ai nuk thotë të vërtetën, do të ndahem. Unë jam martuar me burrin që 16 vjeçe me shkuesi, e jam mësuar me e dashtë. Nuk kam qenë e dashuruar , por u mësova, tha ajo e përlotur.

Më pas Valentina ka treguar momentin kur është kthyer në shtëpi dhe se vjehrra e burri kanë qenë në krah të saj. Vjehrra më tha ma bëj hallall për të gjitha. Unë kam pas mundësi me ik te vajza në Amerikë, por nuk e lija vetëm. Edhe burri më tha si e kemi duruar pas gjithë atyre gjërave që i ka bërë nënës, rrëfeu Pemaj.

Kjo e fundit shtoi se vjehrri nuk do ketë më mundësi me jetuar në një shtëpi me të, ndërsa vjehrra nëse ka dëshirë mund të qëndrojë sa të dojë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

“Urime, sapo fituat 700 mijë dollarë”/ Policia jep alarmin: Kujdes! Ja si ju mashtrojnë përmes WhatsApp

“Urime, sapo fituat 700 mijë dollarë”! Nëse në telefonin tuaj ka ardhur ky mesazh, atëhere keni kujdes pasi është vetëm një mashtrim.

Lidhja mes artritit dhe osteoporozës tek gratë – Këshillat e mjekëve

Në të gjithë botën 1 në 3 gra dhe 1 në 5 burra preken nga ndonjë sëmundje e kockave apo lloje të...

Brokoli Të Pjekur Me Djathë – Fantastike Për Shijen dhe Shëndetin

Vlerat ushqimore të tij, e bëjnë brokolin një nga perimet e gjelbra më të shëndetshme në botë. Bëhet fjalë për një perime...

Produkt i ri turistik, bregdeti i Darëzezës shndërrohet në një “pistë” hipizmi

Për herë të parë, bregdeti i Darëzezës në Fier do të shndërrohet në një “pistë” hipizmi. Drejtoresha e Turizmit...

Recent Comments