Faqja ”Fieri Turizëm” ne facebook, ka publikuar se fundmi disa foto historike te Bandes Frymore te qytetit te Fierit, shoqeruar me nje historik te shkurter.
Ja postimi i plote:

Në vitin 1965 do të ringrihej Banda Frymore e Qytetit të Fierit. Dirigjenti i saj do të ishte artisti fierak Nikollaq Bulo. Që nga ky vit, Nikollaqi do ta shkrinte gjithë jetën e tij për artin fierak, Bandën Frymore të Qytetit, edhe sot e kësaj dite.

Banda Muzikore e qytetit u ngrit në vitin 1938, me drejtues Spiro Aleksin. Trupa kishte 16 vetë dhe quhej fanfarë. Me pushtimin nazist të vendit, në shtator të vitit 1943, fanfara e ndërpreu aktivitetin e saj dhe u ringrit sërish në vitin 1965 me dirigjent Nikollaq Bulo. Sot, Banda Muzikore është një formacion i rëndësishëm kulturor ne Bashkine e Fierit, që merr pjesë në të gjitha ceremonitë festive zyrtare të qytetit Fier.



