Wednesday, October 28, 2020
Home Aktualitet Baristi shqiptar që e kthen filxhanin e kafesë në një oaz të...

Baristi shqiptar që e kthen filxhanin e kafesë në një oaz të vogël artistik (FOTO)

Kafja duket se është pjesë e pandashme e përditshmërisë sonë. Pas zgjimit të mëngjesit, rutina e një pjese të mirë të njerëzve vijon me një filxhan kafeje, aroma e së cilës na bën zgjimin e vërtetë prej gjumit.

Llojet e kafes dhe shijimit të saj janë të ndryshme, por servirja rrallëherë vjen ndryshe dhe sigurisht kur një filxhan që përmban lëngun magjik që na karikon trurin dhe mendjen vjen dhe me një dekor specifik apo të dedikuar, të personalizuar që na bën të ndjehemi të veçantë, kënaqësia shumëfishohet.

Por baristët që e kthejnë në art procesin e përgatitjes dhe servirjes së kafes, janë artistë dhe nuk gjenden shpesh.

Në emisioni Historia ime në Tv Klan ka qenë i ftuar pikërisht një barist që e kthen filxhanin e kafesë në një oaz të vogël artistik dhe plot shije.

Ai është Jetmir Maliqi nga Kosova i cili krijon vepra arti në filxhanët e kafesë dhe i shërben klientëve të tij prej 23 vitesh. Vepra e tij më e fundit janë portrete me kokrrat e kafesë.

Ai njihet ndryshe edhe si piktori i kafes, pasi me shumë mjeshtri përgatit kafe me figura të ndryshme.

Ndonëse konsiderohet si më i miri në Ballkan, Maliqi e ka të pamundur ti ndjekë të gjitha festivalet e artit të kafesë.

Thotë se nuk ka përkrahje nga sponsorët e kafesë siç ndodh në gjithë botën, dhe për më tepër shpesh ka munguar në këto festivale edhe për shkak të pamundësisë për tu pajisur me vizë.

Së fundmi Maliqi ka kaluar në një tjetër nivel. Ai ka filluar të bëjë figura ose portrete në trajtë mozaiku me kokrra kafeje. Ofertën e fundit nga jashtë e ka patur nga Amerika, e megjithatë ai vazhdon të jetë në Prishtinë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

“Urime, sapo fituat 700 mijë dollarë”/ Policia jep alarmin: Kujdes! Ja si ju mashtrojnë përmes WhatsApp

“Urime, sapo fituat 700 mijë dollarë”! Nëse në telefonin tuaj ka ardhur ky mesazh, atëhere keni kujdes pasi është vetëm një mashtrim.

Lidhja mes artritit dhe osteoporozës tek gratë – Këshillat e mjekëve

Në të gjithë botën 1 në 3 gra dhe 1 në 5 burra preken nga ndonjë sëmundje e kockave apo lloje të...

Brokoli Të Pjekur Me Djathë – Fantastike Për Shijen dhe Shëndetin

Vlerat ushqimore të tij, e bëjnë brokolin një nga perimet e gjelbra më të shëndetshme në botë. Bëhet fjalë për një perime...

Produkt i ri turistik, bregdeti i Darëzezës shndërrohet në një “pistë” hipizmi

Për herë të parë, bregdeti i Darëzezës në Fier do të shndërrohet në një “pistë” hipizmi. Drejtoresha e Turizmit...

Recent Comments