Tuesday, January 26, 2021
Home Uncategorized Bie numri i shtrimeve në spital, por është rritur ndjeshëm transmetimi i...

Bie numri i shtrimeve në spital, por është rritur ndjeshëm transmetimi i virusit

Ndërsa pandemia në Shqipëri po hyn në muajin e shtatë të saj, 2 spitalet Covid numërojnë numër të vogël shtrimesh në raport me muajt e mëparshëm.

Burime zyrtare nga spitali nr.1, ai i Infektivit në QSUT thanë për gazetën Shqip se ky muaj është muaji i relaksimit për stafin e këtij spitali pasi barrën e urgjencave për Covid brenda Tiranës po e përballon spitali nr.2 Shefqet Ndroqi, përveçse dhe shtrimet nga zonat e veriut të vendit.

Burimet i thanë Shqip se aktualisht në Infektiv paraqiten 3-4 raste nga zonat e jugut, të cilat nuk kanë mundur të përmirësohen në spitalet rajonale të cilat ofrojnë terapinë anticovid.

Ky është muaj relaksimi për ne të Infektivit, le të themi. Çdo muaj grafiku ndryshon. Një muaj menaxhojmë ne urgjencat e Tiranës dhe një muaj ata. Spitali Shefqet Ndroqi këtë muaj, përveç Tiranës menaxhon dhe veriun – thanë burimet.

Situata e pandemisë

Sipas ekspertëve të shëndetit publik, virulenca e virusit Covid-19 ka rënë në raport me muajt e verës. Por është rritur ndjeshëm transmetimi i infeksionit. Në qendrat shëndetësore të kryeqytetit çdo ditë evidentohen raste të reja me koronavirus, pjesa më e madhe të rinj të moshave shkollore, gjimnazistë të cilët paraqesin forma të lehta të infeksionit.

Mjeket e familjes thonë se pavarësisht se nuk kanë simptoma të rënda, është e nevojshme të marrin trajtim të specializuar me kortizonikë dhe kardiospirinë për të mbrojtur shëndetin e organeve jetike të organizmit siç janë veshkat apo zemra të cilat preken të parat nga virusi Covid.

Mjekët konstatojnë rënie të vigjilencës tek të rinjtë të cilët refuzojnë të mbajnë maskat në ambientet e mbyllura. Me hapjen e shkollave është shtuar numri i vizitave të moshave të reja në ambulancë.

Ata paraqesin zakonisht shenja të një debulesës në trup, marrje mendsh, lodhje fizike dhe shumë rrallë ndonjë temperaturë. Zakonisht u rekomandojmë kryerjen e një sërë analizave për të parë parametrat e gjakut. Pjesa më e madhe reflektojnë praninë e infeksionit në organizëm, thonë mjekët e familjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Mjeku fierak u rikonstrukton totalisht shtepine familjes ne nevoje

Para disa muajsh kemi publikuar rastin e familjes Meleq Seferi nga Kallmi i Madh, te cilet ndodheshin ne veshtiresi ekonomike dhe kushte...

Shqiptarët kanë mesatarisht 560 euro kredi për frymë, kryeson Tirana

Shqiptarët kanë mesatarisht 69 mijë lekë ose rreth 560 euro kredi për frymë. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë dhe Instat tregojnë...

Sot, 327 raste te reja dhe 9 humbje jete.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bën të ditur se në 24 orët e fundit është shënuar sërish një rekord infeksionesh.

Recent Comments