Saturday, September 26, 2020
Home Aktualitet Bypass Fier-Vlorë, Tabaku: Rruga tirret ditën dhe prishet natën

Bypass Fier-Vlorë, Tabaku: Rruga tirret ditën dhe prishet natën

Deputeteja e Prtisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar me anë të një postimi në rrjetin social Facebook për hapjen e Bypass Fier-Vlorë.
Tabaku shkruan se, këto ditë qeveria ka rihapur tenderin për Bypassin, mbasi për dy vite dështoi të bëjë mbi 10 përqind të punimeve , por e rifilloi fillimin e projektit prej 60 milionë eurove.

“Për të kuptuar më mirë raportin mes qeverisë socialiste dhe investimeve në rrugë shkolla dhe çerdhe, kjo shkelje u faktua dhe nga institucioni i KLSH”-shkruan Tabaku.

Statusi i plotë i Jorida Tabakut në Facebook:

Keto dite qeveria rihapi tenderin per bypass Fier-Vlore. Mbasi per dy vite deshtoi te beje mbi 10 perq te punimeve e rifilloi perseri nga fillimi projektin prej 60 milione Euro.

Për të kuptuar më mirë raportin mes qeverisë socialiste dhe investimeve në rrugë shkolla dhe çerdhe, kjo shkelje u faktua dhe nga institucioni i KLSH.

Sipas saj, projekti ByPass Fier-Vlorë ka qenë një nga subjektet që ka sjellë dëmin ekonomik më të madh në buxhetin 2016. Plot 13 milione euro të taksapaguesve janë llogaritur si dëm ekonomik ndërsa rruga është shtuar me vetëm 500 metra nga pika e lënë në 2013.

Këto ditë, ministria përkatëse ka rinisur tenderin për një segment rruge që duhet të kishte përfunduar me kohë. Ka katër vjet që rruga ka mbetur si pëlhura e Penelopës, tirret ditën dhe prishet natën, si simbol i vërtetë i qeverisjes socialiste; Rrëmbe ç’të mundesh dhe gënje për gjithçka!

Burimi:
N.M/Shqiptarja.com

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Kreativiteti në izolim, 15 vjeçarja krijoi biznesin e veçantë

Instagrami është kthyer në një ndër rrjetet sociale i cili po përdoret jo vetëm për të krijuar miqësi dhe për të ndarë...

Shpërthejnë komentet në rrjet. Ish-deputeti i bën propozimin e ëndrrave Rudina Dembacajt

Rudina Dembacaj është përfolur shumë pas ndarjes nga ish-bashkëshorti Alex dhe lidhjes me ish-deputetin Mark Frroku. Shumë ndjekës e...

124 raste të reja dhe 3 humbje jete. Rriten rastet në Fier gjatë 24 orëve të fundit

Është rënduar sërish bilanci nga koronavirusi në vendin tonë, ku pas një dite pa asnjë humbje jete, kanë ndërruar jetë tre pacientë,...

Shi dhe përmbytje në fundjavë, “Mbrojtja Civile” shkresë 5 qarqeve: Ja qytetet në rrezik!

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile i ka dërguar letër pesë prefektuarave në vend, për të marrë masa pasi gjatë fundjavës pritet mot...

Recent Comments