Saturday, September 26, 2020
Home Aktualitet Ciklon në Detin Jon për 3 ditët e ardhshme. Ja ndikimi që...

Ciklon në Detin Jon për 3 ditët e ardhshme. Ja ndikimi që pritet të ketë në Shqipëri

Drejtoria e Përgjithshme Detare njoftoi sot për përkeqësim të motit në zonën e detit Jon në pjesën veriore të tij, ndërsa bëri apel për parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike.

Si rezultat i krijimit të një cikloni, me era të fuqishme dhe reshje shiu, nga pasditja e datës 16 shtator 2020 deri më datën 19 shtator 2020, moti në zonën e detit Jon, në veri, do të përkeqësohet. Moti i përkeqësuar që do të ketë në jug të Italisë do të vazhdojë në drejtim të lindjes, më konkretisht në zonën e Greqisë. Këto zona do të përfshihen nga era me shpejtësi deri në 60 milje në orë dhe lartësia e dallgës së detit arrin në 5.5 metra dhe perioda 8s, thuhet në këtë njoftim.

Drejtoria e Përgjithshme Detare njofton se ditën e premte dhe të shtunë vendi ynë do të përfshihet nga era me drejtim veri, veri-perëndim, veri-lindje.

Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike, Drejtoria e Përgjithshme Detare kërkon bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë dhe që udhëtojnë në destinacion zonën veriore të detit Jon, më konkretisht në zonën e Italisë së Jugut dhe Greqisë, duhet të marrin të gjitha masat e nevojshme për të qenë të sigurt dhe parandaluar çdo rrezik të mundshëm për shkak të kushteve të përkeqësuara të motit

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Kreativiteti në izolim, 15 vjeçarja krijoi biznesin e veçantë

Instagrami është kthyer në një ndër rrjetet sociale i cili po përdoret jo vetëm për të krijuar miqësi dhe për të ndarë...

Shpërthejnë komentet në rrjet. Ish-deputeti i bën propozimin e ëndrrave Rudina Dembacajt

Rudina Dembacaj është përfolur shumë pas ndarjes nga ish-bashkëshorti Alex dhe lidhjes me ish-deputetin Mark Frroku. Shumë ndjekës e...

124 raste të reja dhe 3 humbje jete. Rriten rastet në Fier gjatë 24 orëve të fundit

Është rënduar sërish bilanci nga koronavirusi në vendin tonë, ku pas një dite pa asnjë humbje jete, kanë ndërruar jetë tre pacientë,...

Shi dhe përmbytje në fundjavë, “Mbrojtja Civile” shkresë 5 qarqeve: Ja qytetet në rrezik!

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile i ka dërguar letër pesë prefektuarave në vend, për të marrë masa pasi gjatë fundjavës pritet mot...

Recent Comments