Karikatura eshte realizuar nga ambasadori amerikan George Williams, në vitin 1913 dhe kishte bërë xhiron nëpër botë atë kohë duke u botuar në Amerikë, Francë, Rumani etj.
Shqipëria paraqitet si një femër e bukur e veshur me xhubletë e opinga, me gërsheta të gjatë, që në njërën dorë mban një shpatë, në tjetrën një kobure, drejtuar përkatësisht Grekut, i personifikuar si një leopard ngritur mbi dy këmbë, duke kafshuar shpatën dhe Malit të Zi, paraqitur si një majmun i zi. Rrotulluar nëpër këmbë është një gjarpër, pranë të cilit lexohet Serbi’.
