Tuesday, January 26, 2021
Home Politikë Deputetët e Fierit me aktivët dhe më të suksesshmit në parlament

Deputetët e Fierit me aktivët dhe më të suksesshmit në parlament

Pjesë e analizës së punës së deputetëve dhe nivelit të efektivitetit të tyre është edhe përfaqësimi sipas zonave zgjedhore të vitit 2017. Instituti i Studimeve politike, bazuar në përkatësinë e zonave elektorale dhe treguesit personalë të efikasitetit të deputetëve ka arritur në pwrfundimin se deputetët e qarkut Fier janë më aktivët dhe më të suksesshmit në parlament, me mesatare 31,92 nga totali i 100 pikëve. Në këtë qark bëjnë pjesë disa nga deputetët më efektivë në parlament, përfshirë Braçe, Dhima, Fino, Vasili, etj. Për efekt të rolit specifik në parlament nuk është marrë në vlerësim kryetari i Kuvendit Ruçi, i cili gjithashtu është deputet i këtij qarku. Qarku i dytë me mesataren më të lartë të angazhimit në parlament është qarku i Elbasanit, me mesatare 28.89% pikë, ku bëjnë pjesë gjithashtu deputetët me pozita të larta në renditjen e efikasitetit, si Balla, Kushi, Ulqini, Spaho, Kryemadhi, etj.

Në krahun tjetër të listës së përfaqësimit të qarqeve, me koeficientin më të ulët të përfaqësimit në totalin e deputetëve të qarkut, kryeson qarku Shkodër me mesatare të efikasitetit vetëm 13,55 ose rreth 2.3 herë më e ulët sesa mesatarja e qarkut me përfaqësim më të suksesshëm. Në nivele të përafërta me Shkodrën ndodhet edhe qarku Lezhë me mesatare vlerësimi vetëm 14,86 pikë, pasuar nga Kukësi me mesatare 18,46% pikë, etj.


Sipas ISP-së vlen të theksohet se qarqet me rezultat më negativ në përfaqësim janë edhe qarqet që kanë votuar më shumë për deputetët e opozitës, të cilët kanë pasur marrëdhënie të kushtëzuara me parlamentin, dhe për pasojë, deputetët janë kufizuar në ushtrimin e plotë të mandatit të tyre. Megjithatë fakti se edhe në sesionin e kaluar kur opozita ishte në parlament, edhe sesionin e vjeshtës kur ajo nuk ishte qarqe të tilla rezultojnë përsëri me treguesit më kritikë të përfaqësimit, do të thotë se cilësia total e përfaqësimit parlamentar në këto qarqe ka qenë e mbetet problematike.

Të dhënat janë pjesë e raportit monitorues “Parlamenti dhe përfaqësimi” që Instituti i Studimeve Politike po vijon për monitorimin e Kuvendit (shtator 2017-shtator 2020) me mbështetjen e Ambasadës së Mbretërisë së Vendeve të Ulta (Holandës). Në funksion të projektit është realizuar aplikacioni online www.deputetim.al ku reflektohen të dhënat e vazhdueshme të monitorimit. Ky është raporti i dytë i monitorimit në kuadër të projektit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Mjeku fierak u rikonstrukton totalisht shtepine familjes ne nevoje

Para disa muajsh kemi publikuar rastin e familjes Meleq Seferi nga Kallmi i Madh, te cilet ndodheshin ne veshtiresi ekonomike dhe kushte...

Shqiptarët kanë mesatarisht 560 euro kredi për frymë, kryeson Tirana

Shqiptarët kanë mesatarisht 69 mijë lekë ose rreth 560 euro kredi për frymë. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë dhe Instat tregojnë...

Sot, 327 raste te reja dhe 9 humbje jete.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bën të ditur se në 24 orët e fundit është shënuar sërish një rekord infeksionesh.

Recent Comments