Thursday, January 21, 2021
Home Kuriozitete Dhjetë fjalët që s’mund të përkthehen në asnjë gjuhë

Dhjetë fjalët që s’mund të përkthehen në asnjë gjuhë

Në botë ekzistojnë rreth 7.000 gjuhë dhe nuk është për t’u habitur se disa nga fjalët e tyre nuk mund të përkthehen, me gjithë globalizmin dhe faktin se gjithnjë e më shumë njerëz mësojnë gjuhët e huaja

Librin, Më shumë se fjalë – fjalët e papërkthyeshme të dashurisë nga e gjithë bota (More Than Just A Word – Untranslatable Words Of Love From Around The World), autorja Ema Blosk ka hulumtuar disa nga këto fjalë , shumica e të cilave lidhen me dashurinë.

Indipendenti ka zgjedhur disa nga shembujt më interesant.

Cafuné (portugalisht)

Miklimi me gishta nëpër flokët e të dashurit.

Litost (çekisht)

Shkrimtari i njohur çek, Milan Kundera, e ka përkufizuar si dëshpërim që i ndodh njeriut kur ai përnjëherë e sheh në çfarë gjendje të mjerë ndodhet.

Schnapsidee (gjermanisht)

Plani i krijuar në gjendje të dehur ose është aq qesharak sa jeni të sigurt se keni qenë të dehur kur e keni bërë.

Viraha (hindu)

Bindja sa e keni dashur dikë vetëm pasi ndaheni.

Jayus (indonezisht)

Shaka aq jo spirituoze sa nuk mund të ndaleni së qeshuri për jospirituozitetin.

Tsundoku (japonisht)

Kur bleni një libër të cilën asnjëherë më nuk e hapni.

Oodal (tamile)

Aktrimi i zemërimit para partnerit pas grindjes në dashuri.

Toska (rusisht)

Vladimir Nabokov e ka përshkruar këtë fjalë si ndjenjë e ankthit të madh shpirtëror që shkaktohet pa ndonjë shkas të veçantë.

Abbiocco (italisht)

Kotje që ndieni pasi keni ngrënë pa hile.

Odnolюb (rusisht)

Personi që gjithë jetën ka pasur vetëm një dashuri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Mjeku fierak u rikonstrukton totalisht shtepine familjes ne nevoje

Para disa muajsh kemi publikuar rastin e familjes Meleq Seferi nga Kallmi i Madh, te cilet ndodheshin ne veshtiresi ekonomike dhe kushte...

Shqiptarët kanë mesatarisht 560 euro kredi për frymë, kryeson Tirana

Shqiptarët kanë mesatarisht 69 mijë lekë ose rreth 560 euro kredi për frymë. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë dhe Instat tregojnë...

Sot, 327 raste te reja dhe 9 humbje jete.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bën të ditur se në 24 orët e fundit është shënuar sërish një rekord infeksionesh.

Recent Comments