Ka nisur puna në qarkun e Fierit për procesin e dixhitalizimit të transmetimeve televizive. Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) ka vendosur se afati përfundimtar për mbylljen e transmetimeve analoge në këtë qark do të jetë data 31 Mars 2018.
Aktualisht në qarkun e Fierit me një kërkim automatik të listohen kanalet e paketës së Radio Televizionit Shqiptar RTSH & kanalet e TV Klan të cilat kanë një sinjal të mirë, por edhe gjithë platforma e DigitAlb në formatin DVB-T. Gjithashtu Top Channel HD tani e gjeni pëkohësisht në kanalin 60 UHF në këtë zonë. Nga data 1.Mars DigitAlb pritet të bëj kalimin në frekuencat e reja DVB-T2 në qarkun e Fierit dhe njëkohësisht në fillim të muajit Mars pritet që edhe platforma Tring të nis transmetimet tokësore edhe në këtë qark, po ashtu sipas informacioneve tona kanalet lokale si TV Apollon, AVN dhe TV KOMBI priten të kalojnë në transmetime dixhitale.
Lista aktuale e kanaleve pa pagesë në Fier:
RTSH | 27 UHF
RTSH 1 HD
RTSH 2 HD
RTSH 3 HD
RTSH SPORT HD
RTSH SHQIP
RTSH FILM
RTSH MUZIKË
RTSH KUVEND
RTSH 24
RTSH | 30 UHF
Report TV
Berati TV
Globe TV
Klan | 41 UHF
Klan HD
Abc News HD
Klan Kosova HD
Klan Plus HD
Klan Shop
Klan Test
Top Media | 60 UHF
Top Channel HD
DigitAlb | 62 UHF
Top News
Kërkohet nga publiku i cili përfiton transmetimet televizive nëpërmjet teknologjisë analoge, të pajiset me marrës digjital (dekoderë universalë të tipit DVB-T2), pasi në të kundërt, mbas datës 31 Mars 2018, nuk do të mund të shohë më transmetime televizive në këtë qark.