Thursday, September 24, 2020
Home Kuriozitete Doni të dukeni më e gjatë dhe tërheqëse? Këto janë shtatë këshillat...

Doni të dukeni më e gjatë dhe tërheqëse? Këto janë shtatë këshillat që duhet të zbatoni

Vajzat e shkurtra e kuptojnë më mirë se kushdo se çfarë duhet të heqësh për t’u dukur e gjatë. Epo tashmë ne do ju sjellim disa këshilla, me anë të të cilave do të dukeni më e gjatë nëse i zbatoni.

Më poshtë keni shtatë mënyra, që këmbët tuaja të duken më të gjata dhe më të bukura.

Vishni këpucë ose sandale ngjyrë mishi

Jo çdo femër qëndron mbi taka të larta. Sekreti nuk ka të bëjë vetëm me lartësinë e takave, por edhe me ngjyrën. Këpucët apo sandalet në ngjyrë neutrale janë thuajse të padukshme, sepse kanë ngjyrën e lëkurës dhe krijojnë iluzionin optik të këmbëve më të gjata.

Vishni këpucë më majë të hollë

Këpucët me majë, qofshin me taka apo të sheshta, krijojnë iluzionin e këmbëve më të gjata e të holla. Nëse keni këmbë të madhe, nuk duhet ta ekzagjeroni me majën e hollë, për të shmangur efektin e këmbës së stërmadhe.

Zgjidhni veshje me shtrat të lartë

Veshjet me shtrat të lartë krijojnë iluzionin e këmbëve më të gjata. Kur veshjet kanë prerje me bel të lartë, duket sikur edhe këmbët janë më të gjata.

Vishni pantallona dhe funde të shkurtra

Fundet dhe pantallonat e shkurtra bëjnë që këmbët tuaja të duken më të gjata, prandaj nuk duhet të mungojnë në gardërobën tuaj.

Jepuni shkëlqim këmbëve

Në verë këmbët duhet të shkëlqejnë, që të duken më të gjata e të bukura. Përdorni vajra apo kremra për trupin që t’u jepni pamje magjepsëse.

Vishni pantallona me vija vertikale

Vijat vertikale te pantallonat e gjata krijojnë iluzionin e këmbëve më të gjata. E kundërta ndodh me vijat horizontale, të cilat i tregojnë këmbët më të shkurtra.

Mos e ndani ngjyrën e zezë

Ngjyra e zezë ju tregon më të dobët e më të gjatë, duke fshehur defektet në linjat tuaja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Shi e stuhi, moti përkeqësohet në të gjithë vendin

Ditën e premte moti në vendin tonë do të jetë me kthjellime dhe vranësira në pjesën e parë të ditës në jug...

Dridhet serish toka, lekundje termeti ne afersi te Fierit

Një tjetër lëkundje tërmeti është regjistruar pak minuta më parë në vend. Mësohet se...

Lajmi i mirë, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit. 134 raste të reja

Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 134 raste të reja pozitive nga 852 teste të kryera. Lajmi i mirë është se...

Kafe për merakçinjtë dhe frutat e thata më cilësore? Ja ku i gjeni në Fier !!

Firma Gushi e perbere nga dy dyqane ne Fier, ne lagjen "Apollonia" dhe "29 Nentori" ofron sherbimin dhe cilesine me te mire...

Recent Comments