Thursday, January 21, 2021
Home Sociale “E di ku je… e di çfarë po bën…”, telefonatat e frikshme...

“E di ku je… e di çfarë po bën…”, telefonatat e frikshme që përndjekin studenten

Pas një viti me telefonata të paidentifikuara , një studente nga Tirana është mbyllur në shtëpi nga paranoja se dikush e ndjek dhe di cdo gjë.

Në numrin tim të telefonit por edhe kur e kam ndërrruar, një numër anonim më telefonon vazhdimisht tregon 22 vjeçarja me inicialet E. K. E pyetur nga agjentët e policisë në Komisariatin nr.2 dy nëse e kishte një ide se cili mund të jetë I fiksuari pas saj ajo përgjigjet:Kam përshtypjen se zëri në anën tjetër është një djalë I ri, mbase I moshës 25 vjeç.

Por vajza nuk ka asnjë dyshim për identitetin e telefonuesit, pasi sa herë ka tringëlluar telefoni, ajo shpesh ka vëzhguar rreth e rrotull për ndonjë të njohur që po I punonte rrengun, por nuk ka zbuluar asgjë. Ankthi I vajzës është përcjellë edhe tek prindërit e saj që shpesh e kanë shoqëruar sa herë ajo dilte shëtitje në Tiranë me shpresën se do ta zbulonin telefonuesin e fshehtë.

Para agjentit të policisë studentja tregoi:

Telefonuesi nuk prezantohet asnjëherë, më merr në telefon disa herë në ditë, ai telefonon me numër anonim dhe e hap pasi më ka kërcënuar se di çdo gjë për mua dhe përditshmërinë time.

Po të shikoj, e di ku po shkon, e di ç’po bën-I thoshte ai shpesh

Sipas studentes , në të gjitha rastet kur e ka telefonuar , i panjohuri ka shtuar gjithashtu adresën ku vajza gjendej, në disa raste I ka dhënë detaje edhe mbi personat me të cilët ajo gjendej e shoqëruar. Kjo situatë është kthyer e frikshme për mua dhe prindërit e mi, jemi të shqetësuar, kemi ankth.

Nuk e kuptoj kush mund të jetë, kam frikë të dal nga shtëpia të vazhdoj jetën normalisht , pasi ky person më telefonon dhe aty kuptoj që ai gjendet diku rrotull duke më vëzhguar.

Burimet e policisë I thanë gazetës “Si” se pas kallzimit kqyrën telefonin e të resë, ku dhe zbuluan se për një vit e reja ka mbi një mijë telefonata anonime, të përditshme dhe të përsëritura.

Të dhënat nga celulari I studentes janë përcjellë pranë kompanive celulare dhe sapo I panjohuri të zbulohet, ai do të vendoset nën akuzë për përndj ekje tha një burim I policisë

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Mjeku fierak u rikonstrukton totalisht shtepine familjes ne nevoje

Para disa muajsh kemi publikuar rastin e familjes Meleq Seferi nga Kallmi i Madh, te cilet ndodheshin ne veshtiresi ekonomike dhe kushte...

Shqiptarët kanë mesatarisht 560 euro kredi për frymë, kryeson Tirana

Shqiptarët kanë mesatarisht 69 mijë lekë ose rreth 560 euro kredi për frymë. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë dhe Instat tregojnë...

Sot, 327 raste te reja dhe 9 humbje jete.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bën të ditur se në 24 orët e fundit është shënuar sërish një rekord infeksionesh.

Recent Comments