Tuesday, August 11, 2020
Home Sport Elton Marini: Ekubani i radhës do të vijë tek Apolonia, dhuratë nga...

Elton Marini: Ekubani i radhës do të vijë tek Apolonia, dhuratë nga unë

Apolonia është rikthyer në Superiore dhe presidenti Koço Kokëdhima foli gjatë rreth projektit të klubit fierak në emisionin “Pressing” në ABC News. Merkato është një nga temat më interesante dhe Gerti Çarçani zbuloi një mesazh të menaxherit Elton Marini.

“Ekubani i radhës do të vijë tek Apolonia, dhuratë nga unë, më shkruan Marini“, u shpreh moderatori i “Pressing”, duke iu referuar Caleb Ekuban, një prej lojtarëve të huaj më të mirë që ka luajtur në futbollin shqiptar.

Sulmuesi ishte pjesë e Partizanit në sezonin 2016/2017. Ganezi erdhi në huazim nga Chievo, shënoi 18 gola (17 në kampionat dhe 1 në Kupën e Shqipërisë) dhe i mahniti të gjithë me cilësitë e tij. “Marini është një menaxher, të cilin ne e respektojmë dhe e duam. E kemi pasur lojtarin tonë, është një djalë me shumë integritet, një intelektual dhe qytetar i mirë.

Kemi bashkëpunim me Marinin dhe nuk është çudi që ne të konkretizojmë bashkëpunimin tonë, jo me një por me dy lojtarë për sezonin e ardhshëm“, deklaroi Kokëdhima, duke dhënë një lajm të mirë për tifozët e Apolonisë.

Rikthehemi tek Ekuban, i cili sot po shkëlqen me Trabzonspor në elitën e futbollit turk dhe është në garë për fitimin e titullit kampion. Sulejman Starova, pjesë e ekipit të “Pressing”, ishte trajneri i Partizanit në sezonin 2016/2017 dhe zbulon një kuriozitet interesant në lidhje me bomberin afrikan, një idhull për tifozerinë e kuqe.

“Me meritën e një fieraku ka ardhur Ekuban në Shqipëri, Elton Marinit. Është në edukatën dhe kulturën e klubit. Marini sjell lojtar, që nëse luan 70% të ndeshjeve dhe bën një numër të caktuar golash, klubi shpërblehet me para nga ai klub që e sjell në huazim te Koço (Kokëdhima).

Ekubani i riktheu Partizanit 80 mijë euro, i pagoi Chievo! Ishte pak për ne, objektivi jonë atë kohë ishte ta blinim atë lojtar, që ta shisnim po ne. Flas kur isha te Partizani. Kjo është meritë e Marinit dhe komplimente që vazhdoni bashkëpunimin me të“, deklaroi Starova. /abcnews.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

140 raste të reja dhe 5 humbje jete. Rekord rastesh të reja në Fier !!

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në përditësimin e të dhënave të pandemisë së COVID-19, ka njoftuar se në 24 orët e...

Femrat e jetës time kanë pirë më shumë uiski se sa ujë, deputeti hap arkivat, tregon kaçurrelat

Deputeti Kostaq Papa, i cili bëri bujë për deklaratën e tij në Kuvend, ku tha se kur ishte i ri dhe kur...

Përse shpesh njerëzit martohen me një person tjetër nga ai që duan?

Një student e pyeti Profesorin, “Përse shpesh njerëzit martohen me një person tjetër nga ai që duan?”Profesori i tha: “Për t’iu përgjigjur...

Kam bërë video intime me të, e reja denoncon ish-partnerin: Kushërinjtë donin ta sqaronin ”shqiptarçe”

Një 26 vjeçare këmbëngul se jeta e saj është marrë peng në distancë nga ish i fejuari që i kërkon rikthimin tek...

Recent Comments