Tuesday, August 11, 2020
Home Aktualitet Fier, procedohet nga Policia administratori i një shoqërie ndërtimi

Fier, procedohet nga Policia administratori i një shoqërie ndërtimi

Fier. Procedohet nga Policia administratori i një shoqërie ndërtimi, për veprat penale “Shpërdorimi i tokës” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Gjithashtu gjobitet nga IKMT-ja, me masën administrative 1.000.000 lekë.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier proceduan penalisht shtetasin K. K., 48 vjeç, banues në Mallakastër.

Procedimi ndaj tij filloi pasi ky shtetas, me detyrë

administrator në një shoqëri ndërtimi, ka shfrytëzuar në mënyrë jo të ligjshme, me mjetet e shoqërisë së tij, shtratin e lumit Vjosë, duke nxjerrë sasi të mëdha inertesh në shtratin e këtij lumi.

Gjithashtu, IKMT e ka ndëshkuar këtë subjekt me masë administrative 1.000.000 lekë, për veprime në kundërshtim me legjislacionin në fuqi.

Policia e Shtetit dhe IKMT ftojnë qytetarët që të denoncojnë çdo shkelje apo dëmtim të mjedisit, në numrin falas 112 ose në Komisariatin Dixhital.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Situatë kritike në Fier dhe Patos. Edhe një futbollist rezulton i infektuar

Vatra të reja infeksioni janë shfaqur në Fier dhe Patos me 12 të infektuar nga koronavirusi. Në Patos...

140 raste të reja dhe 5 humbje jete. Rekord rastesh të reja në Fier !!

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në përditësimin e të dhënave të pandemisë së COVID-19, ka njoftuar se në 24 orët e...

Femrat e jetës time kanë pirë më shumë uiski se sa ujë, deputeti hap arkivat, tregon kaçurrelat

Deputeti Kostaq Papa, i cili bëri bujë për deklaratën e tij në Kuvend, ku tha se kur ishte i ri dhe kur...

Përse shpesh njerëzit martohen me një person tjetër nga ai që duan?

Një student e pyeti Profesorin, “Përse shpesh njerëzit martohen me një person tjetër nga ai që duan?”Profesori i tha: “Për t’iu përgjigjur...

Recent Comments