Një zjarr masiv ka përfshirë një zonë kodrinore të mbjellë me ullishte në vendin e quajtur Qafa e Lalarit në Fier.
Gazetari Ervis Kuçi, raporton për BalkanWeb se pranë vatrës së zjarrit ka dhe banesa.
Zjarrëfikësit e Patosit dhe Albepetrolit kanë mbërritur në vendngjarje dhe vijon puna për të vënë në kontroll flakët.