Tuesday, August 11, 2020
Home Aktualitet Fier, zjarri në parkimin e pallatit, policia ndalon 32 vjeçarin

Fier, zjarri në parkimin e pallatit, policia ndalon 32 vjeçarin

Policia zbardh dhe dokumenton ngjarjen e ndodhur mesnatën e datës 29 korrik 2020, në parkimin e një pallati në lagjen “Apollonia”, ku u dogjën dy mjete.

Ndalohet autori i dyshuar i vënies së qëllimshme të zjarrit me lëndë djegëse.

Në vijim të punës hetimore intensive për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur në datën 29.07.2020, rreth orës 23:50, në parkimin e një pallati në lagjen “Apollonia”, ku u dogjën nga flakët 2 mjete, falë veprimeve të shpejta dhe profesionale të Policisë, në koordinim edhe me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, u bë e mundur zbardhja dhe dokumentimi i ngjarjes.

Specialistët për Hetimin e Kri meve në Komisariatin e Policisë Fier ndaluan autorin e dyshuar të ngjarjes, shtetasin:

D. M., 32 vjeç, banues në lagjen “Apollonia”, Fier.

32-vjeçari ka djegur me lëndë djegëse, për motive të dobëta, 2 mjete në pronësi të shtetasit F. F., 28 vjeç, banues në Fier, në parkimin e pallatit.

Ndërhyrja e shpejtë e shërbimeve zja rrëfikëse, shërbimeve të Policisë, FNSH-së dhe ambulancës bëri të mundur shuarjen e zjarrit dhe evakuimin e menjëhershëm të banorëve dhe fatmirësisht nuk pati dëme në njerëz.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Shkatërrim i pronës me zjarr duke shkaktuar pasoja të rënda materiale”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Situatë kritike në Fier dhe Patos. Edhe një futbollist rezulton i infektuar

Vatra të reja infeksioni janë shfaqur në Fier dhe Patos me 12 të infektuar nga koronavirusi. Në Patos...

140 raste të reja dhe 5 humbje jete. Rekord rastesh të reja në Fier !!

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në përditësimin e të dhënave të pandemisë së COVID-19, ka njoftuar se në 24 orët e...

Femrat e jetës time kanë pirë më shumë uiski se sa ujë, deputeti hap arkivat, tregon kaçurrelat

Deputeti Kostaq Papa, i cili bëri bujë për deklaratën e tij në Kuvend, ku tha se kur ishte i ri dhe kur...

Përse shpesh njerëzit martohen me një person tjetër nga ai që duan?

Një student e pyeti Profesorin, “Përse shpesh njerëzit martohen me një person tjetër nga ai që duan?”Profesori i tha: “Për t’iu përgjigjur...

Recent Comments